Biznesi në krizë, Jaka: Opozita të kalojë ligjin e gj.Administrative, qeveria të shlyejë detyrimet

Në kushtet e një situate të rënduar të biznesit në vend, si rezultat i efekteve të krizës ekonomike, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka ka dalë me dy kërkesa të qarta në drejtim të opozitës dhe qeverisë.Përmes një deklarate për mediat Jaka kërkoi urgjentisht miratimin e ligjit  per Gjykaten e Larte që mundëson funksionimin e Gjykatës Administrative si një nevojë dhe domosdoshmëri për sipërmarrjen private, për të cilin kërkoi nga opozita të japë kompromisin për votim. Ndërkaq po kaq i prerë është treguar edhe në kërkesën ndaj qeverisë, duke kërkuar shlyerjen e detyrimeve që ka në drejtim të sipërmarrjes private, ku nënvizoi se Ministria e Financave duhet ti përmbahet premtimit të saj.E ndërsa nga politika po luhet fort lidhur me të ardhmen e biznesit në kuadër të fushatës elektorale, Jaka ka porositur forcat politike të lënë mënjanë demagogjinë, por të ulen dhe të diskutojnë konkretisht me biznesin.Lidhur me këtë cështje, duket se kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës po ndërmerr masa paraprake, ku deklaroi se së shpejti do të shpaloset një platformë e qartë me kërkesat dhe nevojat emergjente që ka biznesi, e cila do tu prezantohet qartazi forcave politike.