Clinton mesazh falenderimi Nishanit: Pres bashkëpunimin produktiv SHBA-Shqipëri
Pas kryesociastit Edi Rama, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Bujar Nishani, në të cilin e falenderon per takimin gjate vizites se saj ne Tirane dhe akordimin e Urdhërit të Flamurit. Clinton ndër të tjera shpreh vullnetin për vazhdim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.“I dashur Zoti President!Takimi me ju në Pallatin e Brigadave ishte kënaqësi. Gjithashtu ishte privilegj për mua të vizitoja Tiranën gjatë këtij viti historik për Shqipërinë dhe të uroja vendin tuaj për 100-Vjetorin e Pavarësisë.Personalisht, pranimi i Urdhrit të Flamurit Kombëtar përbënte një nder të madh për mua. Ky Urdhër do të shërbejë si një përkujtesë e rëndësishme e marrëdhënieve jetike mes dy popujve tanë. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin produktiv mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”thekson në mesazhin e saj Clinton.Vetëm dy ditë më parë Clinton i ka dërguar një letër kreut të selisë rozë Edi Rama, në të cilën vlerëson takimin dhe diskutimet që pati me Kryesocialistin, ndërsa nuk ka lënë pa e falenderuar edhe lidhur me dhuratën simbolike, emblemën perj argjendi me shqiponjën dy krenare.Me 1 nëntor të 2012 Sekretarja Amerikane e Shtetit zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Zonja Clinton takoi me radhë krerët e shtetit, kreun e opozitës, duke finalizuar vizitën në Tiranë me një fjalë përshëndetëse që u dëgjua me vëmendje në Parlamentin shqiptar.Sekretarja Amerikane dha disa mesazhe, në kuadër të plotësimit të reformave me qëllim integrimin në BE, Clinton garantoi se SHBA do mbështesë Shqipërinë.Numri 2 i shtetit amerikan kërkoi që qeveria shqiptare të luftojë korrupsionin, të punojë seriozisht për zgjedhjet ndërsa apeloi që partitë politike të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve që e kanë besuar me votë.