Të rinjtë jetime, projekt për t'i ndihmuar të integrohen

Adoleshentët e moshës 14-25 vjec janë shtresa e të rinjëve jetimë që e kanë më të vështirë për të ndërtuar jetën për shkak të mospërkrahjes ekonomike dhe sociale.Sipas një studimi të kryer në qyetete të ndryshme në Shqipëri, jetimët e kësaj grupmoshe si përkrahje të vetme kanë të afërmit e tyre dhe vetëm një përqindje e vogël janë nxjerrë nga rruga e braktisjes, për tu birësuar.Për herë të parë “Ballkan Youth Albania”, është një projekt i cili i vjen në ndihmë rreth 200 të rinjëve të këtij target grupi për hartimin e nismave ligjorë në fuqizimin social dhe ekonomik të rinjëve jetimë, duke i siguruar atyre edukim, punësim dhe integrim në shoqëri.Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni Vodafone Albania ku, ndryshe nga nismat e mëparshme synon ndërhyrje konkrete dhe masa të menjëhershme në mbështetje të kësaj kategorie jetime ne Shqipëri.