2.8 mln euro për policinë nga Suedia për rritjen e bashkëpunimit me komunitetin
Shqipëria dhe Suedia bashkohen në një marrëvshje për policimin në komunitet, në një pakt që ka lajmotiv forcimin e mëtejshëm të rendit publik në vendin tone si dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj uniformave blu.Projekti prej 2.8 mln euro i financuar nga qeveria suedeze sipas zv. Ministrit të Brendshëm Arben Ristani siguron mirëqenien e qytetarit, por edhe ndihmon policinë në përmbushjen e sfidës kryesore, fitimin e besimit të plotë të policisë nga komuniteti.Ndërsa konsullja e Suedisë, Lisa Frediksin tha se projekti synon të ndihmojë policinë në deyrën e saj për rritjen e sigurisë së qytetarëve."Ky program është hartuar në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit e synon të ndihmojë policinë për të modernizuar punën dhe arritjen e rendit e sigurisë për qytetarët, duke i sjellë më afër komuniteteve dhe duke rritur bashkëpunimin e partneritetin me qyetarët nëpërmjet besimit e sinqeritetit"tha ajo.Programi do të zgjasë 36 muaj e do të përfundojë në mars të 2015.