Ulet kreditimi për bizneset, BSH: Kërkesat në fund të 2012 ishin të larta
Bankat vijojnë të jenë të shtrënguara në dhënien e kredive.Ndërkohë që kërkesa e bizneseve është e lartë për kreditim gjatë tremujorit të katërt të 2012 dhënia e kredive ka vijuar të jetë e limituar.Sipas të dhënave të vrojtimit për kreditim në tremujorin e katërt të 2012, realizuar nga Banka e Shqiperise, standardet e kredise kanë vijuar të shtërngohen për bizneset dhe kanë mbetur të pandryshuara për individët.Dhënia e kredive sipas raportit të Bankës së Shqipërisë është ngushtuar si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ashtu dhe për ato të medha.E megjithatë nuk ka ndryshuar kreditimi për qytetarët. Standardet per kredi per blerje banese dhe per kredine konsumatore kane mbetur te pandryshuara qe prej tremujorit te pare te vitit 2012.Kushtet nëpërmjet të cilave bankat kanë zbatuar politikën shtrënguese të standardeve për kreditë dhënë bizneseve janë: rritja e kërkesës për kolateral, në raport me madhësinë e huasë, zgjerimi i marzhit mesatar dhe atij për kreditë me rrezik.Për individët, politika shtrënguese është zbatuar nëpërmjet uljes së madhësisë së kredisë së akorduar dhe rritjes së kërkesës për kolateral. Kërkesa për kredi nga bizneset vlerësohet të jetë rritur ndjeshëm në tremujorin e katërt të vitit 2012,veçanërisht ndikuar nga kërkesa për kredi e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.Kërkesa neto e individëve për kredi nga ana tjetër ka vijuar të jetë negative edhe gjatë këtij tremujori, ndikuar kryesisht nga rënia e kërkesës për kredi për blerje banese, duke pasqyruar edhe njëherë rënie të konsumit.