Thyen masën e sigurisë, arrestohet sërish Aleksandër Ruçi

Arrestohet sërish Aleksandër Ruçi, vëllai i dy të kërkuarve Bledi dhe Elton Ruçi, autorë të vrasjes së Ardian Beqirit në Gjashtë të Sarandës . Policia e Delvinës ka vënë sërish nën pranga 30-vjeçarin, pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.Aleksandër Ruçi u arrestua më 25 dhjetor 2012, me pistoletë pa leje, vepër penale për të cilën u la në arrest shtëpie. Ruci ishte i dënuar më parë për tentative vrasje dhe kundërshtim me dhunë të policise, person i cili vlerësohet nga policia si person me rrezikshmëri të lartë.Tashmë mbi 30-vjecarin rëndon akuza e thyerjes së masës së sigurisë dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.