Fëmijët pasoja nga divorcet, sociologu: Prindërit i përdorin kundër njëri-tjetrit
Rritja në mënyrë të vrullshme e divorceve është tregues i qartë i shoqërisë shqiptare dhe jo shenjë emancipimi.Ky është konstatimi i sociologut të njohur Zydi Dervish, i cili thotë se rruga më e mirë kur një marrëdhënie nuk funsionon është divorci, por në përmasa të tilla që ka Shqipëria, është shumë shqetësuese dhe shkak janë streset e rënda dhe kriza shpirtërore.Ndryshe nga vendet e tjera të Evropës ku prindërit pas divorcit ruajnë një ekuilibër në kujdesin e fëmijëve, në Shqipëri sipas sociologut Dervishi, kjo plagë thellohet më tej pasi prindërit i vënë fëmijët në luftë kundër prindit tjetër.Sipas statistikave numri i divorceve mori nje zhvillim të vrullshëm, sidomos pas viteve ‘92. Gjatë 2012-tës në Shqipëri i kanë dhënë fund martesës 1223 familje.