Opozita përballë zgjedhjeve, Koçi: Dule po reflekton, AK mund të na bashkohet
Përballë aludimeve për një shkëputje të PBDNJ-së nga koalicioni opozitar pas refuzimit të tryezës së mbledhur nga kreu i PS, Edi Rama, duket se një tjetër parti e dalë në treg së fundi do të ketë shanset për të zënë vendin e saj. Pavarësisht mungesës së një përgjigje zyrtare të PBDNJ-së, mungesa e zotit. Dule hodhi dyshimet për një tërheqje të mundshme të tij nga opozita, packa se aleatët e majtë e justifikojnë mungesën me shkaqe teknike. Megjithatë sytë e opozitës duket se janë drejtuar nga Aleanca Kuq e Zi, ku mundësitë sa vinë e rriten për një koalicion të mundshëm, kjo nisur edhe nga përqasja e AK, drejt një retorike opozitare. Një fakt i tillë është konstatuar edhe nga një prej kryetarëve të partive në koalicion me PS, Petro Koci.“Unë mendoj se braktisja e një koalicioni shpallet nëpërmjet një njoftimi publik, themi se arsyet duhet të jenë teknike. Ndoshta PBDNJ është duke studiuar terrenin, me këtë parti kemi shumë cështje me të cilat jemi në një mendje, por ka dhe cështje sic është marrëveshja e Berishës me Greqinë për kufinjtë detarë për të cilën PBDNJ ka mendim të ndryshëm. Duke pas parasysh që sot në terren ka dhe parti të reja, është e detyruar të studiojë këtë terren, me siguri do bëjë edhe zgjedhjen përfundimtare. Sistemi kërkon që gjithë opozita duhet të jetë e bashkuar. Nëse flasim për një pol ku është LSI, duhet të ketë një përcaktim. Gjykoj se do japim përgjigje të saktë në momentin që mund të ketë zhvillime. FRD e ka vështirë të bashkohet me PS, për shkak të identitetit politik. Nga një retorikë nacionaliste ka kaluar në një retorikë opozitare, kjo i jep shansin të pëlqehet elektoralisht që të pëlqehet tek e majta, kjo rrit mundësitë e bashkëpunimit elektoral. Duke qenë se ka një rritje të ndjeshmërisë patriotike, mendoj se partitë politike nuk mund të rrinë indiferente, packa se njëra prej tyre është shkaktare e kësaj, pra AK. Tezat nacionaliste në njëfarë mënyre kanë një peshë në elektorat, gjë që skishte ndodhur më përpara, mendoj se ka një peshë dhe do të ishte e mundur një bashkëpunim me të” tha ai.Koçi në RTV Ora News ka folur edhe lidhur me tryezën e një dite më parë, ku nënvizoi tre elementë të diskutimeve.Është dashur që të ishte më aktive tryza edhe përpara takimit të djeshëm, por ndoshta është pritur një lloj risie, është dashur të rritej numri i partive që të vihej në këtë moment. Mendoj se janë tre lementë, të gjitha partitë ishin njëzëri të angazhuara dhe dakord për të qenë pjesë e koalicionit dhe të sigurt se do i fitojnë zgjedhjet, së dyti organizimi i koalicionit, cdo parti do ketë një marrëveshje më vete bilaterale me PS, duke llogaritur kontributet e dëshmuara në raundet e mëparshme zgjedhore por dhe roli në këtë fushatë në vijim. Së treti numri i partive, nëse kishim 23 parti ky numër është shtuar dhe pritet të vinë edhe të tjerat. Mendoj se 2009 ka dhënë një sërë leksionesh, një prej tyre ka qenë dhe kjo. Ky sistem është monopol i partive të mëdha, por ato sfitojnë dot nëse nuk kanë një koalicion të gjerë me partitë e vogla.Ky leksion është marrë dhe u zbatua në praktikë. Tashmë bëhet fjalë për të zgjeruar shumë më tepër koalicionin se në zgjedhjet vendore” u shpreh Koçi.Kreu i PSV 91 tha ndër të tjera se kjo opozitë vjen e fortë përballë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, me një platformë të qartë, qartazi të orientuar majtas, që në bindjen e tij ekziston terreni i përshatshëm për zbatim.“Baza e platformës do të jetë programi politik i PS, u ndryshua në Kongresin e fundit të kësaj partie, ka një vizion shumë të ndryshuar në raport me 2009. Qartazi jemi drejt një vizioni qeverisës më të majtë. E djathta e ka rritur hendekun e gjendjes ekonomike të shoqërisë, politikat sociale, politikat e majta kanë një terren për zbatim, krijojnë besimin se do kemi një qeverisje se do sjelljë mirëqënie për shtresat e ndryshme të shoqërisë.Kemi një alternativë të qartë, së pari ka të bëjë me ndërgjegjen shtetrore të qeverisjes që i mungon mazhorancës. Vizioni i opozitës është konkret për të krijuar institucione që ka një bazë më gjithpërfshirëse. Cështja e shtetit është dallimi kryesor mazhorancë-opozitë, ka të bëjë me raportin e shtetit me qytetarët pse jo dhe të politikës me qytetarin. Ka dhe probleme të tjera si lufta ndaj korrupsionit, PS ka kohë që ka filluar një fushatë ku është implikuar qeveria dhe familjarët e tyre. Së dyti është cështja kombëtare, nëse sot kemi një marrëveshje të anulluar për ujërat detarë me Greqinë është meritë e PS dhe opozitës.Ndërkaq lidhur me synimet e PSV 91 në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Koci tha:“Kemi bërë një rritje të dukshme nga 2009 në 2011, duke pasur parasysh potencialin e votave të 2011 kemi një bazament të mirë për të siguruar përfaqësim në parlament. Ky kod nuk na favorizon, por shpresojmë ta zgjidhim këtë situatë në marrëveshjen që do nënshkruajmë me PS.Marrëveshjet duhet të jenë në përputhje me kontributet dhe meritat”.