Rama: Beteja e shtetit me krimin, ndeshje e shitur, jo më pas 23 qershorit

Me një minutë heshtje në nderim të vdekjes së Komisar Musa Skura ka filluar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, ku pritet të vendosen piketat kryesore të fushatës elektorale të partisë më të madhe opozitare per zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i PS në pasim të heshtjes, e ka përqëndruar më tej fjaën e tij të rastit, në atë të cilën ai e quajti shitjen e ndeshjes nga qeveria përballë krimit, duke premtuar plan të qartë masash në 300 ditët e parë të qeverisjes së PS pas 23 qershorit. Rama ndër të tjera ka vënë në dukje mungesën e sigurisë në rrugë po ashtu edhe kushtet e vështira në të cilat ndodhet policia e shtetit.“Hapja e një lufte frontale me krimin dhe rivendosja e autoritetit të shtetit në të gjithë territorin do të jetë primare në 300 ditët e parë të qeverisjes sonë. Policia e Shtetit  është e tradhëtuar në misionin e saj. Kur Partia Demokratike erdhi në qeveri evidentoheshin 8 250 krime në atë vit. Në 2012 u evidentuan 20 688 krime, pra 12 438 krime më shumë. Që do të thotë se vit pas viti kemi një mesatare rritjeje 1 500 krime. Vetëm viti 2012 në raport me 2011 evidentoi 3 029 vepra penale më shumë. Kemi koeficientin e vrasjes për 100 mijë banorë më të lartin në Europë. Është një kupolë, ku Ministri i Brendshëm i radhës, dhe radhë pas radhe vjen si një lloj degradimi i species, dhe disa koka të mëdha në kupolën e Policisë së Shtetit e imponojnë, ndërkohë që janë aty për të përfituar. Policia, sot, ka trajtimin më të ulët financiar në gjithë rajonin dhe nuk po flasim për Europën, më  të ulët se në Kosovë, më të ulët se në Maqedoni, më të ulët se në Bosnje. Policët sot nuk marrin shpërblimet, nuk paguhen për orët shtesë, makinat iu mbeten rëndom pa karburant, sepse është polici e tradhtuar, është polici e abuzuar, është polici e rrënuar. Programi ynë për rimëkëmbjen e Policisë së Shtetit, rivendosjen e dinjitetit të policit, ringritjen e autoritetit të komisarit dhe rivënien e profesionalizmit në themelin e punës së uniformave blu, do të sjellë ndryshime rrënjësore për forcat e rendit, duke u kthyer qytetarëve sigurinë e humbur.Unë premtoj se në 300 ditët e para të qeverisjes sonë shqiptarët do të shikojnë me sytë e tyre një Polici të Shtetit që nuk e kanë parë asnjëherë. Në rrugën tonë të Rilindjes do të kenë provat e qarta të vënies së Policisë së Shtetit në shërbimin e tyre, si një garanci për sigurinë e tyre. Shqipëria do të ketë provën kuptimplotë se në qoftë se loja nuk shitet në kupolën e Ministrisë së Brendshme, skuadra e Policisë së Shtetit fiton në çdo ndeshje me krimin dhe me kriminelët” tha Rama.Bashkimi kombëtar  dhe tensionet me fqinjët ka qenë një tjetër pikë e e trajtuar nga Rama, ku akuzoi Kryeministrin se po transformon rolin konstruktiv  të Shqipërisë në rajon. Duke vlersuar se Kryeministri po kapet pas fantazmës nacionaliste në përpjekje për të shmangur vëmendjen nga situata kritike në vend, ai lëshoi një apel në drejtim të tij që të mos përziejë interesat e punëve të mëdha të kombit  me interesat e tij personalë për mbajtjen  e pushtetit.“Kryeministri kapet me dëshpërim pas fantazmës së nacionalizmit. Kreu i qeverisë po rrezikon ta transformojë rolin konstruktiv në rajon, po cënon bashkëpunimin me SHBA. Bashkimi i shqipatërve smund të bëhet përmes mjeteve të së shkuarës. Ideali i bashkimit të shqipatërve si komb është në frymën e vet, por bota e sotme është një botë e re me mjete dhe rrugë të reja. Shqiptarët kanë fituar beteja të rëndësishme, ajo për Kosovën e pavarur kulmon me dinjitet por është e fituar si një e drejtë për veten por jo mbi ato nacinaliste, ndaj kanë gjetur dhe mbështetjen e ndërkombëtaërve. I bëj apel Kryeministrit, mos përzieni interesat e punëve të mëdha të kombit me interesat e mbajtjes së pushtetit personal. Ne kemi një plan të shpallur për të afruar shqiptarët në rajon. Kryeminsitri ska asnjë plan vec retorikës. Ne duam të punojmë pas 23 qershorit me qeverisë e Kosovës për cështjen e sigurimit, për sistemin e përbashkët në dy shtete, sovranitetit ushqimor, ofertën e përbashkët turistike. Ndërsa Kryeminsitri cbëri në 8 vite? Anulloi interkonjeksionin, bëri një abetare me gabime, luftë me pataten dhe u krenua me turistët e ardhur nga Kosova. Rruga e Kombit, mbetet e vetmja gjë e hajrit” deklaroi Rama.Lideri i PS-së, ska lënë jashtë vëmendjes edhe zgjedhjet, arsyeja e vërtetë e  mbledhjes së Asamblesë, ku tha se  “duhet ta mundim makinën e manipulimit të zgjedhjeve. Mënyra më e mirë është pjesëmarrja në zgjedhje”.Përgatitjet per zgjedhjet, që nisin me shpërndarjen e strukturave për verifikimin e listave elektorale e për mbrojtjen e votes, por edhe zgjerimi i kooaliconit do jenë baza e disktutimit në mbledhjen e forumit të më lartë vendimarrës të socialistëve.Por në kushtet kur rishpërndarja e mandateve është kthyer në pikën më të fortë ndarëse mes PD e PS, sekretari organizativ, Blendi Klosi deklaroi një ditë më parë se Asambleja do disktutojë edhe qëndrimin që do mbajë selia rozë ndaj vendimarrjes së KQZ-së.Asambleja Kombëtare u parapri nga mbledhja se kryesisë së PS dhe takimit të kreut të PS, Edi Rama me aleatët dy ditë më parë.