Meta: Gjuha e sotme politike, e papranueshme për shoqërinë shqiptare

Nga qyteti i Shkodrës kreu i LSI, Ilir Meta, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga klasa politike, e cila sipas tij nuk kursen as gratë dhe vajzat.Duke iu referuar përplasjes së fundit të kampit rozë dhe atij blu lidhur me deklarimin e pasurisë së fëmijëve të Kryeministrit Berisha dhe bashkëshortes së Kryesocialistit Rama, Meta ka theksuar se gjuha e sotme politike është e papranueshme për shoqërinë shqiptare, duke tërhequr vëmendjen se politikanët duhet të përqëndrohen në zgjidhjet që kërkon qytetari dhe jo debatet shterpë.Deklaratat Meta i bëri gjatë një takimi me gratë e LGI-së në Shkodër, ku nënvizoi se gruaja është gjysma më e rëndësishme në shoqëri dhe familje . Duke vlerësuar rolin e LGI-së në zgjerimin dhe përçimin e programit të partisë që drejton, Meta tha se më 23 qershor shqiptarët do votojnë LSI-në, se e duan integrimin dhe progresin e vendit.