Gjendet motorri i përdorur në plagosjen e Martin Nonajt, në kërkim djali i Ambasadorit

Gjendet motorri i përdorur në plagosjen e Martin Nonajt, dy ditë më parë në kryeqytet.Policia e Tiranës ka sekuestruar mbrëmjen e sotme mjetin e përdorur gjatë plagosjes, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar për ngjarjen Aglind Bejko,djali i ambasadorit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Behar Bejko.24-vjecari Aglind Bejko, dyshohet se para dy ditësh qëlloi me pistoletë duke e plagosur 23-vjecarin Martin Nonajn në Tiranë.Sipas policisë, dy të rinjtë u fyen me fjalë për motive banale në një lokal në zonën e “Vasil Shantos” dhe më pas Bejko ka nxjerrë një pistoletë duke e qëlluar në këmbë të riun nga Fieri. 23-vjeçari Nanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin ushtarak në Tiranë.