Itali, arrestohen 2 shqiptarë me 2 kg kokainë dhe 1 kg marijuanë
Vendet afrikane po përdoren nga trafikantët shqiptar të lëndëve narkotike në Itali për "pastrimin" e parave të siguruara me aktivitet të paligjshëm.Zbulimi vjen nga autoritetet italiane pas shkatërrimit të një rrjeti të trafikimit dhe shpërndarjes së drogës kryesisht në veri të vendit.Autoritetet italiane, të cituara nga mediat italiane raportojnë se paratë ndërmjet Marokut dhe Italisë kalonin nëpërmjet një lloj rrjeti të paligjshëm të trasferimit të parave. Skema është zbuluar pasi karabinierët arrestuan dy shqiptarë të moshës 30 dhe 31 vjec të cilëve në makinën ku udhëtonin së bashku edhe me një maroken iu kapën 2 kilogram kokainë e pastër dhe një kilogram marijuanë.Veç drogës me vlerë rreth 100 mijë euro në tregun e narkotikëve, në makinën e dy shqiptarëve u sekuestruan edhe 82 mijë euro kesh.Rezultatet e këtij hetimi, siç vlerësojnë edhe vetë autoritetet italiane provojnë lidhjen e re kriminale mes shqiptarëve dhe afrikanëve magrebianë.Në dhjetorin e vitit 2013 autoritetet italiane falë operacionit "Money cleaners" zbuluan për herë të parë në Milano një agjensi ilegale për transferimin e parave në Marok.