FOTOLAJM/ Shkodër, dy të rinj shtyjnë motorin e policit për ta ndezur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2014, 16:44
Sot në mëngjes një efektivi të policisë rrugore së Shkodrës nuk i është dashur një por dy të rinj që ta ndihmonin të shtynte motorin e tij për ta ndezur.Fotoja që disponon Ora News është bërë sot paradite në një rrugicë pranë prefekturës së Shkodrës, afër pedonales.Ata që panë skenën treguan se fillimisht polici rrugor kishte kërkuar ndihmën e një të riu, por me gjithëse i riu e kishte shtyrë motori nuk ishte ndezur.Atëherë kanë kërkuar ndihmën e një tjetri. Forca e të dyve ka bërë që motori të ndizej. Duhet sqaruar që nuk është nga tipat e motorave të rinj me të cilët janë pajisur ditët e fundit policia. 