Gruri dhe mielli i importuar, AKU: Ministria udhëzim të ri në dogana
Një muaj pas deklaratës qetësuese të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti për miellin serb, shqetësimi mbetete përsëri i njëjtë për atë që hamë në bukë.Një ndër vendet kryesore ku ne importojmë grurin është Serbia, dhe importuesit kanë një arsye por tu shqetësuar mbi cilësinë e këtij produkti.“Nuk mund të flas këtu për ata që vijnë nga shtetet fqinje, që spo i përmend emrin, por që për të bërë konkurencë të pandershme në treg, fusin miell me çmim më të lirë dhe karakteristika më të ulëta.”Me gjithë arsyet përse preferohet mielli nga Serbia, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përtej qetësisë publike, kanë aplikuar kontrolle në dogane edhe në rastet e dyshuara.“Mielli dhe gruri që vijnë nga jashtë, dhe sa i përket sigurisë ushqimore janë të garantuara. Ky udhëzim i ministrit flet për cilësinë kryesisht është përqindja e proteinës e cila, ja bëj të qartë importuesve, sepse e kam detyrim ligjor.”Drejtori i AKU Afrim Bakaj tha se me një udhëzim të ri të Ministrisë së Bujqësisë do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme dhe do të përcaktohen qartë normat e proteinës dhe aflatoksinë për të shmangur hyrjen e grurit apo të miellit me përbërës kancerogjen apo me cilësi të dobët.