CNN në folenë e ish-diktaturës: Te vila e Enverit buçet muzika

Ajo tani mund të jetë lagjja më e gjallë e Shqipërisë, por pak më shumë se dy dekada më parë nuk ishte as në hartë.Kështu e nis editorialin e saj prestigjozja amerikane CNN, duke dedikuar një shkrim zonës së ish-Bllokut ku një sër restorantesh dhe klube nate në mes të kryeqytetit janë destinacioni i shumë qytetarëve dhe turistëve në kërkim të argëtimit.CNN shkruan edhe për regjimin totalitar të Enver Hoxhës, ku deri në fund të viteve 80, Shqipëria ishte një nga shtetet më të izoluara të planetit ku asnjëri nuk lejohej për të udhëtuar jashtë vendit.Edhe zëvëndë kryetari i bashkisë së Tiranës Eno Bozdo komenton për CNN se Shqipëria e atëhershme ishte si sot Koreja e Veriut.Brenda në shkrim flitet edhe për rezidencën private të Enver Hoxhës e cila ruhej nga roje të armatosura në çdo cep të rrugës.Më ardhjen e demokracisë në 92-shin, vazhdon më tej CNN, Blloku që ishte bastioni i heshtur i elitës së periudhës komuniste u shndërrua në një destinacion argëtimi dhe blerjeje, me shumë ndërtesa të larta, dyqane, restorante, bare dhe pabe ku pjesa më e madhe e tyre emërtohen me emra anglez.Gjithashtu, ish - Blloku është kthyer në një ikonë për jetën e natës për qindra e mijëra të rinj që mbushin plot rrugët e saj çdo ditë dhe veccanërisht në fundjavë.Edhe turizmi shkruan CNN, llogarit 11% të PBB-së të Shqipërisë falë peisazheve të saj mahnitëse malore dhe plazheve të pacënuara.Shqipëria është një nga vendet më me diell të Evropës, thotë për CNN një turist francez i cili ka vendosur të arrijë deri në Stamboll nëpërmjet Ballkanit. "Këtu ju keni ende për të zbuluar, njerëzit janë të rinj dhe të bukur" shkon Alexei.Udhëzuesit e Turizmit këshillojnë se Tirana duhet të jetë krye të listës së çdo udhëtimi, përfundon me këtë këshillë edhe shkrimi i CNN për Shqipërinë.