Shkolla e Zogajve e harruar nga investimet, klasa pa xhama dhe me lagështi
Shkodër – “Shkolla 9-vjeçare e Zogajve”, në periferi të Shkodrës, brenda së cilës është i inkuadruar edhe “Kopshti i Zogajve”, paraqet kushte skandaloze për fëmijët, ku lagështira, xhamat e thyer, mungesa e prizave dhe llampave ndriçuese, janë vetëm disa nga gjërat që nuk shkojnë, në këto pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.Jashtë kamerës, mësuesit e shkollës thonë se askush nuk përgjigjet për këto kushte kaq të rënda, ndonëse pushteti vendor e ka detyrim që të ndërhyjë për to.Xhamat e thyer të shkollës ndërrohen nga me kontributin e vetë prindërve, ndërsa për nevojat e tjera nuk ka fonde. Klasat janë "kolektive", pasi numri i pakët i nxënësve, gjithsej 40, bën që fëmijët e klasës së parë, të dytë dhe të tretë të mësojnë në një klasë të vetme, ku një mësues zhvillon orë me program të diferencuar.Ditët e fundit, para nisjes vitit shkollor nxjerrin në pah njëra pas tjetrës, problemet që ka sot arsimi në vend.Oranews.tv