Fillimi i vitit të ri shkollor, policia plan të posaçëm masash

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i cili nis ditën e hënë më 15 shtator Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për të garantuar një proçes të rregullt mësimor, jo vetëm ditën e parë të shkollës, por gjatë gjithë vitit mësimor.Në një njoftim të Policisë thuhet se do të merren masa të plota për organizimin e drejtimin e shërbimeve të policisë, krijimit dhe konsolidimet të një dimensioni të ri, në drejtim të marrëdhënieve Polic-Shkollë-Komunitet."Do të synohet në garantimin e rendit dhe qetësisë publike, zhvillimin normal të proçesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, Komuna dhe Bashkitë e Qarkut të Tiranës.Në vijim të masave të mësipërme, Policia e Tiranës ka planifikuar masa shtesë  për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9 – vjecare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve."Masat për ditën e parë të shkollës.Për ditën  e parë të shkollës datë 15 shtator 2014, është hartuar një plan i posacëm masash, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe strukturat Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit,  kundër  drogës, kundër  trafiqeve të paligjshme etj.Drejtuesit dhe shërbimet e Policisë në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, përgjatë vitit, do të rrisin më tej bashkëpunimin edhe me drejtuesit e stafin pedagogjik të shkollave, Drejtoritë Rajonale Arsimore të qytetit dhe qarkut Tiranë, duke patrulluar me shpesh  pranë shkollave të mesme dhe 9 - vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të tyre, sipas juridiksionit që ato mbulojnë.Rritja e sigurisë për të parandaluar aksidentetNdërkohë nga strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, do të synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve pranë shkollave, të bashkëpunojnë me drejtuesit e shkollave, institucioneve arsimore e Organet e Qeverisjes Vendore të cilët do të  planizojnë shërbime të policisëe rrugore në afërsi e para godinave të shkollave në sistemin parauniversitar.Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, për mbarëvajtjen e procesit mësimor, paralelisht me masat e marra kërkon bashkëpunimin edhe me aktorë të tjerë, qytetarët si dhe të mediat, për sensibilizimin qytetar në drejtim të respektimit të  normave ligjore, që kanë të bëjnë me sigurinë publike, shmangien e zhurmave, parkimeve të gabuara të mjeteve pranë shkollave etj.