Virusi që than ullinjtë e vreshtat në Pulia, rrezikon edhe Vlorën

Vlorë - Nëse ullinjtë e Shqipërisë do të prekeshin nga një infeksioni i trakeo-bakteriozës, që ka prekur rajonin e Pulias në Itali, për fermerët shqiptarë kjo do të thoshte pakësim i menjëhershëm i të ardhurave të tyre.Vetëm Qarku i Vlorës numëron mbi 10 mijë ha toka të mbjella me ullinj dhe zona njihet për zhvillimin e biznesit të vajit të ullirit.Për specialistin e ullirit, Syrja Gumenin, nëse sëmundja do prekte jugun, do të ishte dëm i madh për ekonominë e vogël të fermerëve, por edhe më gjerë për tregun vendas.“Profilaksia më e mirë është vëzhgimi, - tha Gumeni, - prognozimi. A-ja do të ishte që nga importi të mos vijnë fidanë të infektuar.”Sipas biokimistit Zyhni Zani, ndonëse nuk konstatohen raste, nevojitet hartimi i strategjie kombetare, që do kompensonte dëmet në rast të fatkeqësive natyrore.“Mënyra më e mirë është parandalimi, - shprehet ai.- Parandalimin duhet t’ia lemë në dorë specialistëve ë bujqësisë. Virusi ndoshta në Shqipëri nuk ka rënë ndonjëherë, por kujdesi që tregohet në Shqipëri për mbrojtjen e bimëve, mendoj se “çalon”.Duke qenë që bakteri vrasës është shtrirë në Pulia, nga pozita gjeografike Vlora është më e rriskuara, ç’ka solli një takim urgjent të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, me fermerë dhe ekspertë.Sipas Panaritit, shenja të pranisë së infeksionit ka edhe në Vlorë, por nuk ka konfirmim nëse bëhet fjalë për të njëjtin version të bakterit vrasës.