Paskuqan, babai plagos të dashurin e vajzës, s'lejonte bashkëjetesën

Tiranë – Policia e Tiranës ka arrestuar sot në Paskuqan, 46-vjeçarin Nuredin Lika, i cili ka plagosur me armë të dashurin e vajzës së tij. Si pasojë, i riu 26 vjeç, është shtruar në spital në rrezik për jetën.I riu kishte shkuar në shtëpinë e vajzës për të kërcënuar të atij e saj, Nuredinin, që të mos e pengonte bashkëjetesën e dy të rinjve, por duket se Lika nuk e ka kapërdirë dot këtë fakt dhe ka shtënë drejt tij me pistoletë duke e plagosur rëndë.Policia ka mbërritur menjëhërë në Paskuqan dhe ka vënë në pranga, 46-vjeçarin, ndërkohë që ambulance ka dërguar me shpejtësi në QSUT, Zijadin Gj., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Policia ka njoftuar se ka grupi hetimor, ka sekuestruar në vëndngjarje jo vetëm armën e krimit, pistoletën, por edhe një Kallashnikov, një çifte pa leje dhe një sasi fishekësh pistolete.ar.sh/Oranews.tv