Nis shkolla, por sa kushton dita e parë? Nga librat deri tek veshjet
Tiranë- Paketa minimale nga librat deri tek veshjet, një prindi dita e parë e shkollës i kushton mesatarisht 15 mijë lekë. Kjo, sigurisht për familjet që jetojnë nën mesatare, pa çuar në mend ekzagjerime që shpenzohen për celularë apo i-pad që kjo përqafohet nga më të pasurit dhe sigurisht që kosotoja 10 fishohet.Por vëzhgimi i kameras sonë është fokusuar tek kategoria e parë e prindërve. Tek ata që përdorin produktet e tregut të lirë për të kënaqur brenda mundësive nevojat e fëmijëve të tyre. E fillojmë me librat.“26mijë lekëvë të vjetra” përgjigjet një prind.“Tek 50 mijë lekëshi librat i vajtën dhe nga 10 mijë lekë fletoret”.Por librat që janë të detyrueshëm për një nxënës duan dhe një vend ku të mbahen që kushton minimalisht nga 1500 lekë që është kjo çantë e thjeshtë, deri tek këto çanta që kanë një çmim 3500 lekë në rastet ku tekat e fëmijëve nuk janë të mëdha.Shkollat, të paktën në kryeqytet kanë domosdoshmërinë e mbajtjes së uniformës që për çdo fëmijë përkthehet në para si kërkesë tek prindërit. Uniforma që në shumicën e rasteve është përparësja e famshme e zezë, me jakë të bardhë mund të blihet me një çmim nga 1200 deri në 1500 lekë.Normalisht që veshjes duhet ti shtosh edhe këpucë, atlete dhe minimum një palë xhinse dhe xhup për dimrin e ftohtë që e ngrejnë koston e ditës së parë të shkollës mbi kufijtë e 10 mijë lekëshit.Kjo është paketa minimale e mundshme, por përjashtimet janë për më të pasurit. Ndërsa hall për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, vogëlushet e klasës së parë duhet të mendojnë edhe për një tufe lule për mësuesen e re, që gjithsesi kushton para.