Dhuna në stadiumin e Shkodrës, ja momenti kur Refik Halili goditet në kokë

TV Ora News sjell momentin kur presidenti i sport klub Tiranës Refik Halili është plagosur në kokë nga një pjesë plastike e stolit me të cilët tifozeria qëllonte e irrituar brenda në stadiumin "Loro Boriçi".Dhuna ndodhi pasditen e 11 shtatorit kur po luhej ndeshja Vllaznia- Tiranë e vlefshme për superligën shqiptare.Rreth minutës së 75 të kësaj ndeshje sportdashësit e ekipit të Tiranës, të cilët ishin akomoduar në tribunën A të stadiumit, kanë filluar të shkulin stolat e stadiumit dhe ti hedhin ato në pistë, duke goditur forcat e policisë.Në këtë moment Refik Halili duket se po i afrohet tifozëve bardh e blu për ti qetësuar.Në një intervistë ekskluzive për Ora News dhënë sot paradite për gazetarin Gerti Çarçani Halili tregonte se kishte shkuar drejt tifozerisë së Tiranës pas presionit që tifozeria shkodrane I kishte bërë për të shkuar të qetësonte të parët.Pamjet tregojnë qartë si fluturojnë copat e stolave dhe njëri prej tyre godet në kokë Halilin"Në këtë moment është dëmtuar në kokë i goditur nga këto tifozë edhe Presidenti i ekipit të Sport Klub Tiranës, i cili është përpjekur të qetësojë situatën." Thuhet në deklaratën e policisë.Ndërsa vetë Refik Halili deklaroi se është goditur nga tifozeria shkodrane."Falë Zotit shpëtuam. Të dy palët goditën njëra tjetrën. Për të sqaruar dhe opinionin nuk kisha pse të shkoja te tifozeria, por në tribunën që ne ndjekim ndeshjen pata shumë presion nga tifozeria shkodrane. Unë mbeta I befasuar nga ofendimet dhe sharjet.Tifozeria shkodrane më kërkonte të shkoja tek tifozeria e Tiranës për t'i qetësuar. Bashkë me zotin Isufi dhe kryetari I bashkisë ishte rpezent e prefekti vendosëm të shkonin e të qetësonim situatën. Pozicioni kur u në kam qenë me fytyrë nga perëdinimi. Goditjen e kam marrë nga krahu i djathtë pra nga pjesa e tifozerisë shkodrane.Sipas policisë personi i cili ka goditur mbi presidentin e "Tiranës" është Mariglen Burreli. Për tifozerinë e bardhebluve, Marigleni njihet si kryetifozi, spordashësi i flakët i fanellës së Tiranës. Grupi i xhirimit i Ora News që ka ndjekur ngjarjen në Shkodër përbëhej nga kameraman Erjon Spada dhe gazetar Bepin Kolvataj.