VIDEOLAJM/ Dhuna në stadium, Gëzim Kruja vë karrigen në kokë

Dje në stadiumin "Loro Boriçi" i cili u kthye në një arenë të vërtetë përleshjesh mes tifozerisë tiranase dhe shkodrane ka qenë dhe aktori i njohur i humorit shkodran, Gëzim Kruja.Si sportdashës Gëzim Kruja kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen Vllaznia- Tirana e vlefshme për superligën shqiptare, por është gjendur pranë tifozerisë së Tiranës ku dhe ka shpërthyer dhuna dhe ku kanë nisur të qëllohej me gurë dhe me copat prej plastike të stolave të stadiumit.Në këto kushte Gëzim Krujës i është dashur të mbrojë kokën dhe ku ka më mirë se sa të marrësh një karrige e ta vendosësh mbi kokë.Grupi i xhirimit i Ora News që ka ndjekur ngjarjen në Shkodër përbëhej nga kameraman Erjon Spada dhe gazetar Bepin Kolvataj.gezim krujaa(Në foto: Gëzim Kruja gjatë përleshjeve në stadium)