Më pak njësi vendore më shumë fonde, Cani: Heqim rrogëtarët e tepërt

Tiranë - Pavarësisht se në bazë të reformës territoriale, shumë njësi dalin tepër dhe pritet të ulet numri i rrogëtarëve, paratë që do të kursehen do t’i mbeten pushtetit vendor.Në një tryezë të rrumbullakët me temë "Reforma territoriale e decentralizimi fiskal", është diskutuar gjerësisht për efekte dhe vijimësinë e kësaj reforme me grupet e interesit.Premtimin e ka dhënë vetë Ministri Shkëlqim Cani. Sipas tij, shkurtimet do të sjellin 6 miliardë lekë kursime. "Reforma i prek këto dhe ne, nga ana financiare themi që po, do i prekim, - tha Cani. - Bëhet fjalë për 373 kryetarë njesish. Po kështu janë mbi 4 mijë këshilltarët vendor, pastaj një administratë rreth 20 mijë vetë, diku tek 6 miliardë lekë kursime nga kjo administratë, para që do të mbeten përsëri tek pushteti vendor për më shumë investime."Një tjetër favor që shkon për pushtetin vendor është edhe taksa e minierave. Ministri tha se "edhe tek Paketa Fiskale, ndoshta e kapim dhe vitin 2015, duam të merremi edhe me rentën minerare. Janë dy ligje bashkë, një është i Rentës Minerare, që jep pushtetit lokal dhe ndërkohë është Ligji i Buxhetit, që gjithnjë e merr; manovron me të dy duart, njerën e jep, tjetrën e merr, kështu që do të na duhet t’i shohim më në kompleks të dy ligjet dhe të realizojmë atë që i takon, pushtetit lokal."Oranews.tv