Luka për Ora News:Dhuna në stadium e shëmtuar, vlerësoj veprimin e Halilit

Dhuna brutalë që u ushtrua ditën e djeshme në statiumin “Loro Boriçi” nga tifozët e Tiranës, është dënuar ashpër edhe nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka.Në një intervistë telefonike për Ora News me gazetaren Denisa Pasholli, Lorenc Luka e ka konsideruar si diçka të shëmtuar dhe të trishtë. Sipas Lukës një ngjarje e shëmtuar nuk i ka hije Shkodrës.Kryebashkiaku i Shkodrës, ka vlerësuar veprimin e donatorit të Klubit Sportiv të Tiranës, Refik Halili për të qetësuar situatën.Po ashtuu Lorenc Luka u shpre për Ora News se është ngritur një komision për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në stadium.Ja intervista me kryebashkiakun e Shkodrës   Zoti Luka si e komentoni situatën e djeshme?        Unë do të thoja që dje në “Loro Boriçi” ishte diçka e shëmtuar një ngjarje e trishtë, diçka që nuk i ka hije aktiviteteve që zhvillohen në këtë stadium, sepse jemi mësuar që ndeshjet në Shkodër të jenë festë. Dje ishte diçka ndryshe, uroj që mos ndodhë më në stadiumin Loro Boriçi.Ju vetë ishit në stadium?Po isha, me zotin Halili.Pati një përpjekje për të qetësuar situatën?Unë do vlerësoj përpjekjen që bëri Halili për qetësimin e situatës ishte një veprim i përgjegjshëm, qytetarie. Më kanë lënë shije të mirë deklaratat që ka dhënë ditën e sotme, besoj se këto kanë qëënë një reagim i momentit dhe unë kam shprehur dakortësinë që ne të gjithë sëbashku kemi përjetuar ato veprime të dhunshme që nuk i përkasin qytetarëve të Tiranës, sepse sjellja e vandalizmi e detyruan Zotin Halili të shkonte dhe t’i kërkonte që të përmbaheshin, por fatkeqësisht ai pësoi aty ku shkoi dhe pastaj prapa është ajo shija e keqe e një papërgjegjshmëria totale që ata njerës nuk ishin aty për të parë një ndeshj, nuk ishin për të marrë pjesë në një aktivitet sportive, por për të përfaqësuar diçka tjetër.Ka një fajtor sipas jush?Unë do të thoja që pozicioni ku ishin ata ishte një pozicion në ekstrem, në anësorët e stacionimit të tyre nuk ka tifozë sepse nuk ka strukturë stadiumi, nga ana tjetër kishte një diferencë të madhe me vendin ku ishim vendosur ne. Por këta fatkeqësisht e kthyen në një ngjarje tragjike. Ata nuk kanë pranuar të qetësohen, kanë kërkaur që mos vazhdohej ndeshja. Unë bëj një thirrje që këta tifozë duhet, që në këto raste duhet të ishin të shoqëruar nga policia e Tiranës, sepse Policia e Shkodrës nuk i njeh. Për mua ishte hera e parë që shihja veprima të tilla.Edhe në qytete të tjera ky grup tifozësh këto veprime ka kryer. Sot ishtë e dhimbshme të shikoje stadiumin e Shkodrës të dhunuar në mënyrë vandale. Tifozët e Shkodrës kanë duartrokituar edhe skuadra që e kanë mundur.Keni pasur takim me zotin Halilit?Ishim bashkë dje dhe unë e vlerësoj iniciativën e tij që shkoj për ti qetësuar. Veprimi që bëri ai tregon që situata ishte shumë e agravuar.Mund të flasim për një llogaritje të dëmeve?Besoj se e keni parë situatën, që nga stolat dhe deri te xhamat. Lojtarët e Tiranës kanë treguar një mugesë kulture në ambientet ku ishin. Një komision i ngarkuar me ekspertë po marrin verifikimin për dëmet e shkaktuara në stadiumin "Loro Borici".Z.Luka ju falenderoj për këtë lidhje dhe shpresoj që mos ndodhin më.Unë ju siguroj se në Shkodër nuk do të ndodhë, se nuk ka ndodhur asnjëhere, ky ishte një rast që shpresoj të harrohet sa më shpejt dhe uroj që mos ndodhën në asnjë stadium, sepse ndeshjet janë aktivitete ku duhet të festojnë të gjithë sepse sporti i tillë është.ex/oranews.tv/