Arvizu "ndryshon" kurs për Bankën: Mangësi menaxhimi në drejtim

Korçë - Zërave rreth vendosjes së një Guvernatori të huaj në vend të Ardian Fullanit, në krye të Bankës së Shqipërisë, ua ka prerë hovin Ambasadori Amerikan.Arvizu ka vlerësuar se Shqipëria ka njerëz të aftë që ta kryejnë këtë punë, ku ai vetë i ka 12 kandidatura të mundshme në mendje, në të dy kahet politike.Vlerësimet e përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, u bënë pas takimit që pati në Pustec të Korçës me kryekomunarin, për kundërshtitë e këtij të fundit rreth ndarjes së re territoriale.Diplomati amerikan ka qenë shumë i qartë kur vlerësoi se kushdo që të jetë Guvernator, duhet të jetë një person që di të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Arvizu ka kërkuar që procesi i zbardhjes së vjedhjes së Bankës qendrore, të bëhet larg nga politika, pasi ky institucion bankar është shumë me rëndësi në stabilitetin ekonomik të vendit."Përsa i përket situatës në Bankën e Shqipërisë, - tha Arvizu, - gjëja e rëndësishme është që SHBA do të donin të shihnin që procesi të jetë sa më i depolitizuar të jetë e mundur; është i rëndësishëm për çështjen e hetimit, sigurisht, që të vazhdojë , por pa e pasur injeksionin e politikës në këtë hetim.Përsa i përket administrimit, qeverisjes së Bankës së Shqipërisë, ndonëse informacioni është ende duke ardhur, duket se ka pasur të meta, përsa i përket administrimit të Bankës. Këto duhet të adresohen sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të restaurojnë besimin, besimin e qytetarëve nëintegritetin, në operacionet e Bankës.Përsa i përket zgjedhjes së Guvernatorit të ri, Këshilli Mbikqyrës është e rëndësishme të gjejë persona kompetentë, të aftë që të japin përgjigje dhe të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.Banka luan një rol shumë kritik në stabilitetin dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe ka shenja të mëkëmbjes ekonomike, - përfundoi ambasadori. -  Ne qartazi e mbështesim këtë, kjo duhet të vazhdojë, por është e rëndësishme të ketë operacion të normalizuar të Bankës sa më shpejt të jetë e mundur."[caption id="attachment_373772" align="alignleft" width="526"]arvizu arvizu[/caption]Oranews.tv