Sëmundja e rrallë rrezikon ullishtet, Panariti: Masa urgjente për parandalimin

Fushatat shtetërore dhe private për të shtuar sipërfaqe të mbjella me ullinj mund të rezultojnë të kota. Një sëmundje e rrallë që është shfaqur së fundmi në rajon rrezikon të thajë çdo rrënjë ulliri.Për të shmangur një katastrofë ekologjike ministri Panariti i ka kërkuar specialistëve të marin masa emergjente për ta parandaluar.Por sipas ekspertëve nëse konstatohet kjo sëmundje e vetmja zgjidhje do të ishte djegia e ullinjëve.Kjo sëmundje është shfaqur në Pulia të Italisë e cila është një zonë shumë e afërt gjeografikisht me Shqipërinë.Ekspertët shpjegojnë se përveç ullirit kjo sëmundje rrezikon edhe vreshtat.