Paloka: Rama në Kinë si baron droge - Qeveria: Udhëtimi, i financuar nga Kina

Tiranë- Vizita e Kryeministrit ,Edi Rama, në Kinë ka nxjerrë sot në një deklaratë për mediat Partinë Demokratike. Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, denoncoi atë që e quajti skandal korruptiv, udhëtimin me avion privat të shefit të qeverisë shqiptare drejt Pekinit. Por, menjërherë pas tij ka reaguar edhe Kryeministria.“Edi Rama është përfshirë në një tjetër skandal korruptiv, - tha Paloka, - me udhëtimin e tij të fundit për në Kinë me një avioni privat. Fluturimi i shtrenjtë është është abuzim me fondet publike nëse është paguar me taksat e shtetit dhe është një kompromentim i pastër nëse është ofruar nga dikush që do të përfitojë koncesione në këmbim të dhuratës”.Sipas Palokës, paraqitja në një Samit të rëndësishëm ndërkombëtar në shkelje të çdo etike, si baron droge, është skandali më i vogël që ka bërë Edi Rama në dy ditët e fundit.“Ky është një abuzim financiar, kompromentim dhe korrupsion i pastër. Kapërdisja prej baroni dhe fluturimi luksoz i Edi Ramës nuk kanë asgjë të përbashkët me nevojat që ka vendi dhe qytetarët” tha ai.Kryeministria: Gjithçka është organizuar nga Ambasada kinezeMenjëherë pas akuzave të PD-së, Zyra e Shtypit e Kryeministrisë ka sqaruar se "udhëtimi dhe qëndrimi i Kryeministrit Rama dhe delegacionit që e shoqëron në Kinë është organizuar përmes mbështetjes së Ambasadës Kineze, falë së cilës kjo vizitë nuk ka rënduar asnjë qindarkë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë."Deklarata e kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edi PalokaEdi Rama është përfshirë në një skandal korruptiv duke udhëtuar për në Kinë, me një avion privat.Fluturimi i shtrenjë është një abuzim me fondet publike, nëse është paguar nga taksat e shtetit. Dhe është një kompromentim i pastër, nëse është ofruar nga dikush, që do të përfitojë koncesione në këmbim të dhuratës.Paraqitja e tij në një samit të rëndësishëm, në shkelje të cdo etike, si një baron droge, është skandali më i vogël që ka bërë Edi Rama në dy ditët e fundit.Ky është një abuzim financiar, kompromentim dhe korrupsion i pastër. Kapardisja prej baroni dhe fluturimi luksoz i Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me nevojat dhe kërkesat e vendit dhe të qytetarëve.Bizneset po mbyllen se nuk paguajnë dot taksat. Mijëra vende pune po shkurtohen cdo ditë. Çmimet po rriten cdo ditë. Varfëria dhe pamundësia po godasin tavolinat dhe xhepat e shqiptarëve.Ndërsa me dasmat, festat, udhëtimet dhe luksin ku janë zhytur, Rama me të tijtë po dëshmojnë se nuk përfaqësojnë më asnjë qytetar të vendit. Për këtë ata janë dhe do të jenë çdo ditë nën gjykimin e sovranit para të cilit do të përgjigjen dhe do të japin llogari.