Junker prezanton 28 komisionerët, ekonominë e BE ia beson Francës e Britanisë
Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker ka prezantuar 28 komisioneret e rinj sot, pas një intervistimi të tyre kokë më kokë.Britania e Madhe do të mbikëqyrë shërbimet financiare, për të cilën është ngarkuar Jonathan Hill, ish-udhëheqës i Dhomës së Lordëve.Franca gjithashtu mori një post të fuqishëm. Ish-ministri i Financave, Pierre Moskovici, një socialist i njohur, do të drejtojë politikën ekonomike të BE-së.Tre nga postet më të fuqishme shkuan për gratë. Ishte Presidenti i Komisionit Europian Juncker ai që publikoi detajet, duke u shprehur se ekipi i ri do ti japë Europës një fillim të ri.Ekipi përfshin pesë ish-Kryeministra, katër zëvendës.kryeministra dhe shtatë komisionerë që kthehen të emëruar për një mandat të ri pesë vjeçar.Komisioni është parë si institucioni më i rëndësishëm në Bashkimin Europian, pasi është insitucioni që harton ligjet e BE-së, siguron përputhshmërinë me traktatet e BE-së dhe negocion marrëveshjet tregtare me partnerët ndërkombëtarë.Por Komisioni është parë edhe si pika e cila krijon shumë armiqësi nga euroskeptikët, të cilët e akuzojnë Brukselin se ka humbur paratë e taksapaguesve, duke krijuar shumë rregulla të rrepta për bizneset.Zyrtarët e BE thonë se ka një rregullore të detajuar dhe të përbashkët, e zbatueshme gjerësisht në BE, e cila ndihmon tregun e vetëm duke ulur barrierat kombëtare.Juncker, ish-kryeministër i Luksemburgut ka thyer disi strukturat statike". Një nga më të rejat si nënkryetare është Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punë të Jashtme, Federica Mogherini nga Italia.Ajo tashmë ka miratimin e shteteve anëtare. Frans Timmermans nga Hollanda "do të jetë njeriu im i djathtë, më shumë se vetëm një koleg", tha zoti Junker.Timmermans do të sigurojë që çdo propozim i Komisionit është vërtetë i nevojshëm."Së pari, zëvendës-presidenti do të veprojë si një roje, duke mbështetur Kartën e të Drejtave Themelore të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit në të gjitha aktivitetet e Komisionit," thuhet ne deklaratën e Komisionit.Çdo vend ka një komisioner, por tradita BE është që ata duhet të punojnë në interes të Evropës si një e tërë dhe jo të ndjekin axhendat kombëtare.