PD: Energjia në rritje, arritjet vetëm në Facebook-un e Ramës

Tiranë - Ish-zv/Ministri i Energjisë, Eno Bozdo, në një deklaratë për shtyp, ka deklaruar se ulja e çmimit të energjisë elektrike, premtuar gjatë fushatës elektorale nga Kryeministri Rama,  tashmë e ka hequr nga defteri i tij. Ndërsa ka shtuar se shqiptarët do të përballen me mbifaturimet dhe faturat aforfe.“Heqjen e TVSH-së për energjinë, premtim ky i bërë me bujë përgjatë fushatës elektorale nga Rama, tashmë Kryeministri e ka fshirë nga defteri i tij. Në vend të uljes së premtuar të çmimit të energjisë, sot shqiptarët po përballen me mbifaturimet dhe me faturat aforfe. Dhe kryeministri mund ta ketë memorjen e shkurtër, por shqiptarët sigurisht që jo” -tha Bozdo.Bozdo tha se “sikur kjo të mos mjaftojë, qeveria lajmëron për rritjen e çmimit të energjisë. E paaftë për të disiplinuar vjedhjen e energjisë, e paaftë për të rritur arketimet, gjen rrugën më të thjeshtë, d.m.th rritjen e çmimit. Kjo do të thotë që konsumatorët e rregullt do të paguajnë edhe më shumë, ndërsa ata që vjedhin energjinë, do të vazhdojnë të mos paguajnë”.Pas rritjes me 50% të tatim fitimit të kompanive, rritja e çmimit të energjisë është rritje e dytë më e dëmshme për ekonominë shqiptare, tha Bozdo gjatë deklaratës për shtyp.“Rritja e çmimit sigurisht do të dëmtojnë konsumatorët dhe fuqinë blerëse të tyre, por edhe biznesin duke rritur ndjeshëm koston e të bërit biznes në Shqipëri, dhe duke ulur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve shqiptare. Pas rritjes me 50% të tatim fitimit të kompanive, rritja e çmimit të energjisë është rritje e dytë më e dëmshme për ekonominë shqiptare” - u shpreh Bozdo.Deklarata e plotë për shtyp e Eno Bozdos:Kryeministri gjeti Kinën e largët për të lajmëruar për sukseset e e Shqipërisë në sektorin energjisë elektrike. Dhe është e kuptueshme pse, sepse ai e ka shumë të vështirë të ballafaqohet këtu me shqiptarët, për sukseset imagjinare të qeverisë së tij në këtë sektor.Heqjen e TVSH-së për energjinë, premtim ky i bërë me bujë përgjatë fushatës elektorale nga Rama, tashmë Kryeministri e ka fshirë nga defteri i tij. Në vend të uljes së premtuar të çmimit të energjisë, sot shqiptarët po përballen me mbifaturimet dhe me faturat aforfe. Dhe kryeministri mund ta ketë memorjen e shkurtër, por shqiptarët sigurisht që jo!Një konsumator familjar, por edhe një biznes, për të njëjtin konsum, sot paguan më shumë se dje, për shkak të udhëzimeve politike për fryrje të faturave. E pra, në këtë vit, jo vetëm që nuk u hoq TVSH për energjinë dhe nuk u ul çmimi i saj për qytetarët, por për të përmirësuar në mënyrë të gënjeshtërt treguesit e kompanisë së shpërndarjes, faturat mbifryhen dhe gjobat vendoset nëpërmjet pagesës aforfe.Dhe ata konsumatorë që kanë ankesa për këto abuzime, i kanë shpresat e pakta të gjejnë të drejtën e tyre; udhëzimi politik është që ata të sorollaten zyrave të OSHEE (ish CEZ), për të mos ta gjetur kurrë të drejtën e tyre.Sikur kjo të mos mjaftojë, qeveria lajmëron për rritjen e çmimit të energjisë. E paaftë për të disiplinuar vjedhjen e enërgjisë, e paaftë për të rritur arketimet, gjen rrugën më të thjeshtë, d.m.th rritjen e çmimit. Kjo do të thotë që konsumatorët e rregullt do të paguajnë edhe më shumë, ndërsa ata që vjedhin energjinë, do të vazhdojnë të mos paguajnë.Rritja e çmimit sigurisht do të dëmtojnë konsumatorët dhe fuqinë blerëse të tyre, por edhe biznesin duke rritur ndjeshëm koston e të bërit biznes në Shqipëri, dhe duke ulur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve shqiptare. Pas rritjes me 50% të tatim fitimit të kompanive, rritja e çmimit të energjisë është rritje e dytë më e dëmshme për ekonominë shqiptare.Këto fakte nuk janë suksese, përkundrazi janë tregues të fortë të dështimit të qeverisë në sektorin e enërgjisë elektrike. Dhe çfarëdo propagande të bëjë Kryeministri, qoftë nga Kina apo diku tjetër, shqiptarët e dinë dhe e ndjenë çdo ditë rritjen e çmimeve dhe shtregesën ekonomike mbi ta.