PD kundër ndryshimit të ligjit të Bankës, Spaho flet për Ora News
Ideja e kryeministrit dhe e maxhorancës për të ndryshuar ligjin e Bankës së Shqipërisë nuk do të marë në asnjë moment mbështetjen e opozitës në Kuvend.Deputeti demokrat Edmond Spaho njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ekonomisë është i pari zyrtar i PD-së që flet për BSH-në dhe e cilëson nismën për ndryshimin e ligjit një skenar të Ramës për të shtënë në dorë institucionet.“Përsa i përket ndryshimit të ligjit, mendoj se nuk duhet të përdoret ndryshimi i ligjit për të synuar kapjen e institucionit, sikurse ka ndodhur edhe në raste të tjera. Pra cdo përpjekje për ta përdorur ndryshimin e ligjit për të kapur institucionin dhe për të zgjedhur një guvernator në përputhje me synimet që ka mazhoranca e kapërcen objektivin që ka BSH. Ndryshimi i ligjit në këtë fazë do të ishte tentativë për të kapur institucionin e BSH”, tha Spaho për Ora News.Sipas Spahos hartimi i ligjit të ri nuk është urgjenca më e madhe e këtij institucioni por është zgjedhja e guvernatorit.“Në fazën që ndodhemi, mendoj që më e rëndësishme sesa ndryshimi i ligjit është zgjedhja e guvernatorit të ri. Përcaktimet në ligjin për bankën dhe në kushtetutë janë të qarta dhe nuk mendoj se ka nevojë të rishikohet ligji për të plotësuar këtë detyrim i cili është emergjient për BSH”, u shpreh Spaho.Të njëjtin qëndrim për ndryshimet ligjore kanë mbajtur edhe ekspertë të ekonomisë të cilët kanë kërkuar që si fillim të përfundojnë hetimet të zgjidhet guvernatori dhe pastaj të ndërmeren nisma për ndryshime ligjore.