PD krijon 8 grupet e punës, pas bojkotit klonohen komisionet parlamentare

Partia Demokratike ka ngrirë çdo marrëdhënie me Kuvendin e Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se bojkoti do të vazhdojë gjatë. Por kjo situatë e akulltë në aksin e shkurtër PD-parlament, nuk e ka penguar selinë blu që të ndërtojë një institucion paralel parlamentarë.Ndërsa vetë grupi do të jetë në lëvizje me organizim kuvendor. Komisionet parlamentare alternative do të jenë grupet e punës të ndarë sipas çështjeve specifike.Janë 8 grupe të ndarë në të njëjtën mënyrë si në komisionet parlamentare, që do të funksionojë në selinë blu, gjatë kohës kur PD-ja do të vijojë bojkotimin e Kuvendit.Grupi i parë i cili do të jetë edhe më i rëndësishmi është ai për çështjet ligjore, ku janë rrjeshtuar juristë edhe deputetet më me ekpseriencë të opozitës. Oerd Bylykbashi mban postin e Kryetarit, ndërsa anëtarët janë: Arben Ristani, Gjovalin Bzhetaj, Eduart Halimi, Edi Paloka, Keltis Kruja, Genti Strazimiri, Mhill Fufi, Kastriot Islami dhe Fatmir Mediu.Grupi i punës për çështjet e sigurisë , Flamur Noka kryetarë, ndërsa anëtarë janë: Alban Zeneli, Mesila Doda, Ardian Turku, Astrit Patozi, Keltis Kruja, Helidon Bushati, Arben Ristani.Grupi i punës për çështjet ekonomike drejtohet nga ish –Ministri i Financave, Ridvan Bode, ndërsa pëbërja e tij bazohet tek ekpsertë të njohur të ekonomisë, si: Florion Mima, Sherefedin Shehu, Edmond Spaho, Liljana Elmazi, Dashamir Shehi, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Igli Cara.Grupi i punës për politikën e jashtme drejtohet nga një tjetër ish-Ministër Aldo Bumçi dhe pjesë e tij janë edhe Jozefina Topalli, Gert Bogdani, Eduart Selami, Kastriot Islami, Fatmir Mediu.Grupi i punës për çështjet sociale drejtohet nga kryetarja e Komisionit parlamentarë të çështjeve sociale dhe shëndetësosë, Albana Vokshi, ndërsa anëtarë janë deputetët Halim Kosova, Roland Keta, Albina Deda, Florion Mima, Myqerem Tafaj dhe Bedri Mihaj.Edhe grupi i punës për Integrimin kryesohet nga ish-Ministerja e Integrimit, Majlinda Bregu, që në kuvendin real, mban edhe detyrën e kryetares së komisionit parlamentarë për këtë çështje. Ndërsa anëtarësia ka ekperiencë të rëndësishme politike nga radhët e opozitës, si : Genc Ruli, Arben Imami dhe Jorida Tabaku.Grupi i punës për veprimtarinë prodhuese drejtohet nga ish Ministri i Bujqësisë Genc Ruli, ndërsa anëtarë janë: Besnik Dusha, Agron Duka, Helidon Bushati, Ardian Turku, Sherefedin Shehu, Voltana Ademi, Gjergji Papa dhe Kozma Dashi.Dhe së fundmi grupi i punës për mediat drejtohet nga Genc Pollo dhe pëebëhet nga deputetet Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha, Luçiano Boçi, Astrit Veliaj, Eleina Qirici, Gjergji Papa, Gerti Bogdani, Liliana Elmazi dhe Voltana Ademi.Ndritja e këtyre grupeve të punës që funskionojnë si komision parlamentare, lë qartë të kuptohet se Partia Demokratike dhe akeatët e saj, - përveç PDIU-së dhe Nard Ndokës, - nuk do të bëhen shpejt pjesë e Kuvendit.Ndërkohë zyrtarë të Partisë Temokratike thonë se kjo mënyrë funksionmimi do të vijojë edhe në rast kthimi në Kuvend , si alteranative e rëndësishme për të ofruar politika të qarta alternative të opozitës, përballë atyre që ofron mazhoranca në Kuvend.