"Lufta" për të rënë në sy në dasmën e Erionit dhe Ajolës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2014, 14:03
Ndër ngjarjet që u ndjek më shumë këto ditë ka qënë edhe dasma e Erion Veliaj me Ajola Xoxan. Çifti pati dy ceremoni të martesës, në Gjirokastër me datë 6 shtator dhe në Pezë në Tiranë më datë 8 shtator.Dasma e madhe e cila u bë në Kalanë e Gjirokatrës mblodhi rreth 400 të ftuar ku ndër ta ishin personalitete të njohur të politikës, artit dhe miq e të afërm të çiftit.Ndër ata që ranë në sy ishin Auron Tare sëbashku me bashkëshorten të cilët kishin veshur kostume popullore, ndërsa Elisa Spiropali kishte vënë një shall në kokë për të treguar stilin e saj të veçantë.