Berisha: Rama 2 javë në New York, 4500 dollarë nata
Tiranë - Akuzat e ish-Kryeministrit Berisha ndaj Kryeministrit Rama nuk kanë të ndalur. Kësaj here Berisha është fokusuar tek shpenzimet që ka kryer Rama gjatë vizitës së tij në Pekin - duke përmendur udhëtimin me charter -, si dhe 2 javë në New York, ku sipas tij ka paguar 4500 dollarë natën.Shkrimi i plotë në facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha“Me charter privat Tirane - Pekin. Në New York, 2 javë në four seasons 4500 dollarë nata, të paguara nga "bamirësi" anonim. Sarajet në Dajt, me truall të blerë 2 dollarë metri katror??? dhe me gjatësi themelesh 57 m, që ndërtohen gjoja me paratë e "Kurbanit". Këtë e lumturojnë sevapqarët që bien në sevda me të! Ata e peshojnë sa herë duan në kandar! Ky është standarti personal i kleptokratit Edvin Kristaq Rama! Sb” – shkruan Berisha.