Berisha në Elbasan: Ne jemi ndryshimi!Përpara drejt bashkimit kombëtar
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shqiptarët do të vijojnë përpara drejt bashkimit të kombit shqiptar.Duke folur në festimet për 22-vjetorit të krijimit të PD-së në Elbasan, kryeministri Berisha theksoi se PD-ja kremton krenare këtë festë pasi falë qeverisjes së saj të suksesshme vendi pari arritje të mëdha."Ne sot kremtojmë së bashku ditën që ne të gjithë sëbashku u shndërruam nga njerëzit e shtypur në njerëz të lirë duke dëshmuam se ne jemi ndryshimi. Ne jemi ndryshimi sepse ne me kurajon dhe guximin tonë përmbysëm diktaturën e egër komuniste dhe e shdërruam Shqipërinë në vendin e lirisë dhe të drejtave të njeriut. Sot jemi vendi i respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave nejrëzore. Ne jemi ndryshimi përpara. Pasioni ynë është liria dhe konsolidimi i saj" tha Berisha.Kreu i qeverisë theksoi më tej se në zgjedhjet e 23 qershorit, Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet duke shembur kështu edhe murin e bllokimit."Ne festojmë sot krenar se ne jemi ndryshimi pasi ne që shembën murin e Berlinit më 23 qershor do të shembim murin e bllokimit. Ne jemi ndryshimi dhe se për ne interesat e qytetarëve janë interesat e para” tha Berisha.Berisha akuzoi kreun e PS-së, se interesohet vetëm për pallatet e familjarëve të tij dhe pasuritë e tij, ndërkohë që PD ka në qendër qytetarin dhe shqetësimet e tij.“Tjetri e ka mendjen te pallatet e familjes, rezidencat në Djat, pronat e familjes, i themi se edhe mund te ndërtosh duke favorizuar leje, por ne kasaforten e partise nuk mund t’i fshehesh kurre ato. Ai shoku bën gjithcka tu tatojë ju, ai do qe shqiptarët të punojnë për pushtetin e tij, që s’do e gëzojë kurrë sa të jeni ju”- tha Berisha.Ndërsa ka kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet e 23 qershorit, kryeministri Berisha premtoi se vitet që vijnë PD-ja do të bëjë të mundur anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian."Kërkojmë votën për 4-vjeçarin tjetër për ta bërë Shqipërinë vendin të zhvilluar, për ta integruar Shqipërinë në Europë. Në këto 6 vite ne ia dolëm që Shqipëria të vlerësohet me vendet e zhvilluara. Ne kërkojmë votën tuaj për të ecur përpara drejt Euopës. Europa është projekti ynë, zotimi ynë që ne do ta bëjmë realitet vitet që vijnë” shtoi Berisha.