Topi: Rezultatet e 23 Qershorit surprizë për partitë e vjetra
Partia “Fryma e Re Demokratike” vazhdon dialogun me qytetarët ndërsa takimin e radhës e ka zhvilluar në Laç.Në fjalën e tij para mbështetësve, kreu i FRD-së Bamir Topi është shprehur optimist për një sukses të kësaj force politike në zgjedhje ndërsa ka shtuar se rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit do të jenë surprizë për dy partitë e mëdha.Politika e sotme e ndan zhvillimin ekonomik në qytetarë të dorës së parë dhe të dorës së dytë. Më 23 qershor do të ketë rezultate surprizë për partite e vjetra, por jo për qytetarët e nëpërkëmbur” theksoi Topi.Gjithashtu, kreu I FRD-së ironizoi edhe kryeministrin Berisha duke theksuar se ai e ka humbur kontraktin me realitetin dhe jeton në një botë virtual.Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm I FRD-së Gazmend Oketa është shprehur se më 23 qershor qytetarët duhet të vendosin nëse duan të formojnë shtetin e tyre ose të vijojnë tranzicionin.