Bulqizë, shembet çatia e një stalle, humb jetën një 13-vjeçar

Një 13-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën, pasi është zënë poshtë nga çatia e një stalle.Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Gjuraz, ku 13-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur i vdekur nga familjarët e tij nën rrënojat e stallës së shembur.Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor nga Policia e Dibrës është nisur drejt Bulqizës, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 13-vjeçarit.