Emigrantët maturantë, Mehmeti: Provim i detyruar i gjuhës shqipe

Fëmijët e emigrantëve të kthyer do të kenë lehtësira në procesin e maturës shtetrore nëse kanë vedosur të nisin studimet e larta në Shqipëri. Ata që kanë kanë përfunduar 9-vjeçare në Shqipëri, kanë vazhuar arsimin e mesën në vendin ku jetojnë dhe janë rikthyer në Shqipëri për të vazhduar universitetin nuk e kanë të detyruar të japin gjuhën shqipe si provim.E kundërta ndodhë me ata që kanë nisur shkollën në vendin ku kanë emigruar dhe rikthen në Shqipëri për të nisur arsimin e lartë. Ata do të japin provimin e gjuhës shqipe para se ata të japin provimet e detyruara.Vetëm në vitin që lamë pas 2700 nxënës janë kthyer nga Greqia dhe Italia dhe kanë nisur mësimin në shkollat e vendit. Ndriçim Mehmeti, shefi i Sektorit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në MASH thotë se janë të shumtë në numër edhe emigrantët maturantë.Matura shtetërore ka ardhur me një sërë ndryshimesh. Një nga këto ndryshime është dhe numri më i reduktuar të lëndëve me zgjedhje. Këtë vit do të ketë vetëm dy lëndë me zgjedhje.Në 5 shkurt nisin në shollat e vendit konsultimet me matrurantët më pas do vijohet me plotësimin e formularit A1.Ky formular për herë të parë do të jetë online, përvoja është marrë nga një vitë më parë nga formulari A2. Autoritet e arsimit thonë se provimet e maturës shtetërore do të bëhen me një kontrollë më të fort se vite më parë për të mos lejuar më kopjimin për provimet.