Reshjet e dëborës, vështirësi qarkullimi në Korçë

Vijon të mbetet problematike situata nga reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Megjithëse reshjet e dëborës kanë pushuar së rëni, disa akse rrugore mbeten ende të bllokuara nga dëbora.Sipas informacioneve nga verilindja e vendit, problematike paraqitet situata në akset Korçë-Voskopojë dhe Voskopojë-Vithkuq ku lëvizja e automjetve bëhet vetëm me zinxhirë.Probleme nga reshjet e dëborës ka pasur edhe në zonat rurale të qarkut të Korçës. Kështu, më problematike paraqitet situata në komunën Lekas ku sipas informacioneve më të fundit kjo komunë mbetet e bllokuar nga dëbora.Gjithashtu probleme ka pasur edhe në fshatrat e Pogradecit si Panarit, Dërdush të cilat janë të bllokuara nga dëbora.