Çekia kërcënon sërish për integrimin, Necas: Vendimi për CEZ, do t`ju kushtojë
Kryeministri i Republikës çeke Petr Necas ka konfirmuar se marrëdheniet mes Pragës dhe Tiranës zyrtare janë në një krizë të thellë.Në një intervistë për mediat vendase, Nekas thotë se vendimi i autoriteteve shqiptare për heqjen e licensës për kompaninë CEZ shpërndarje është një zhgënjim i madh.Kryeministri çek paralajmëroi Tiranën zyrtare se ky vendim do të dëmtojë shanset që vendi të jetë pjesë e BE-sw."Unë e shoh heqjen e një licence për CEZ, investitori më i madh çek në rajon, nga ana e autoriteteve shqiptare si një sinjal shumë negativ për marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira dhe miqësore mes dy vendeve", tha kryeministri Necas.Për kryeministrin e Republikës çeke vendimi tronditi besimin e Pragës se Shqipëria është një shtet që respekton ligjin dhe ka mjedis të shëndoshë për investime, duke përfshirë mbrojtjen e investimeve të huaja.Necas paralamëroi sërish se siguria e investimeve të biznesit në Shqipëri do të dëmtojë shpresat e saj të pranimit në BE."Për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të tregojë se është një shtet që respekton sundimin e ligjit dhe respekton rregullat themelore të cilat rregullojnë mjedisin e tregut standart," tha Necas duke theksuar se CEZ ka mbështetjen e tij të plotë për këtë çështje.Kompania CEZ hyri në tregun shqiptar të energjisë në vitin 2009 pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi kontratën e privatizimit të shpërndarjes së energjisë.Pas 4 vitesh bashkëpunimi CEZ ka një borxh prej 320 milionë dollarësh të papaguar ndaj KESH, ndërkohë vetë qeveria shqiptare pretendon për një dëm prej 1 milliard dollarësh.