Vuante nga depresioni, hidhet nga kati i 11-të i pallatit 63-vjeçarja

Një e moshuar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme, duke u hedhur nga kati i 11-të i një pallati. Ngjarja e rëndë është regjistruar në kryeqytet te zona e "9 Katesheve" pranë "Ushtarit të Panjohur", ku Pranvera Muhameti, 63 vjeçe është vetëhedhur nga kati i 11-të i pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja vuante nga probleme depresioni, cfarë e ka cuar edhe në vetëflijim.Ndërkaq nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.