Elbasan, tentohet të grabitet një pikë Exchange, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2013, 22:12
Tentativë grabitjeje në Elbasan. Mbrëmjen e sotme një pikë Exchange në qendër të qytetit është vënë në shënjestër për grabitje nga një person i armatosur dhe me maskë. Sic bën me dije policia e këtij qyteti grabitësi ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit për të trembur dhe punonjësen e Exchange, e vërtetuar kjo edhe nga gëzhojat e pistoletës që janë gjetur nga blutë pas ngjarjes.Megjithatë shkathtësia e punonjëses, e cila ka ndezur menjëherë alarmin ka ndërprerë aventurën e grabitësit, i cili është larguar duarbosh në drejtim të paditur. Nga ana epolicisë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.