Korçë, kapen 67 kg kanabis, në pranga 2 persona

Policia e Korçës ka bërë të mundur sekuestrimin e 67 kg kanabis ndërsa ka vënë në pranga dy persona.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Fidanishtja” janë arrestuar shtetasit Tomor Panxhi dhe Aljket Agolli, nga Elbasani të cilët u kapën duke transportuar drogën.Sipas policisë lënda narkotike u sekuestrua në makinën e dy personave, në rrugën dytësore Pojan-Drithas në Korçë.Sipas policise droga po transportohej drejt Korçës dhe me tej kishte si destinacion shtetin grek.