Itali, ekzekutohet nga bashkëjetuesi Italian 47-vjeçarja shqiptare
Një 47-vjeçare shqiptare është vrarë me armë nga bashkëjetuesi i saj në Vercelli të Italisë.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se 47-vjeçarja Donika Xhafa është gjetur e vdekur mbrëmjen e së enjtes në një rrugë pranë qendrës së qytetit.Shqiptarja është qëlluar me katër plumba nga bashkëjetuesin e saj, Raffaele Vorrano, 59 vjeç. Sipas policisë italiane, 59-vjeçari e ka qëlluar shqiptaren me një plumb në makinën me të cilën po udhëtonin dhe më pas e ka qëlluar edhe tre herë të tjera pasi ishte zbritur nga makina.Vrasësi në fillim është larguar nga vendngjarja për t’u vetëdorëzuar më pas në polici. Ai ka deklaruar se në fillim ka debatuar ashpër me shqiptaren dhe më pas ka humbur kontrollin dhe e ka qëlluar me armë.Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndërkohë që policia italiane po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.