Shalsi: Qeveria të pezullojë shitjen e 4 HEC-eve
Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me akuzat kundër qeverisë për shitjen e 4 hidrocentraleve ndërsa ka kërkuar edhe pezullimin e shitjes së tyre.Deputeti i PS-së Eduard Shalsi në një konferencë për shtyp ka kërkuar nga qeveria të japë përgjigje se përse duhen shitur këto hidrocentrale dhe nëse fitojnë qytetarët nga këto shitje e kësaj pasurie të përbashkët.Sipas tij, ka pikëpyetje për diferencën e çmimeve të shitjes së HEC-eve dhe nuk ka asnjë përgjigje serioze nga qeveria“Qeveria shiti HEC-in e Lanabregasit dhe tani po shet edhe 4 HEC-e të tjera me 1.4 milionë euro për megavat të instaluara. Qeveria nuk ka bërë asnjëherë publike bilancet të këtyre hidrocentraleve në mënyrë që qytetarët të gjykojë këtë privatizim për të cilin nuk ka pasur konsulta me ekspertë apo specialistë të fushës. Shitja e HEC-eve është në kurriz të interesave afatmesme dhe afatgjata të shqiptarëve.Vendimi për shitjen e 4 HEC-eve është i gabuar dhe me ndikim negativ në të ardhmen e shqiptarëve dhe për ekonominë e vendit