Engel-Biberajt: Mbështje çështjes shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2013, 10:41
Kreu i demokratëve në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kongresit Amerikan ka deklaruar se do te vazhdoje misionin e tij per mbrojtjen e ceshtjes se shqiptareve ne rajon. Deklarata eshte bere gjate takimit qe Engel pati me nënkryetarin e Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, në vazhdim të vizitës se tij në SHBA.
Sipas njoftimit te FRD-se, Biberaj, duke e uruar për pozicionin e ri në krye të demokratëve në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kongresit, e njohu kongresmenin Engel me zhvillimet politike në Shqipëri si dhe me zhvillimet e fundit në rajon lidhur me çështjen shqiptare.“Engel e falenderoi Biberajn për ekspozenë interesante lidhur me situatën politike në Shqipëri si dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar misionin e tij për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve në rajon,” thuhet njoftim.