BE mban gjallë shpresat për statusin, Fyle: Raport tjetër në mars, nëse miratohen 3 ligjet

Që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në BE, ka edhe një shans tjetër në pranverën e vitit 2013, por kushti vijon të qëndrojë stoik, gjithcka varet nga progresi që bën. Këtë dritë jeshile pas humbjes tre herë rradhazi të statusit për vendin tonë, e ka dhënë Komisioneri për Zgjerim në BE, Shtefan Fyle. Gjatë koferencës për media në Strasburg, ku po zhvillon punimet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Fyle deklaroi se në pranverë në varësi të progresit mund të ketë një raport tjetër për Shqipërinë.“Duke parë punën për zgjerimin, në pranverë Komisioni Europian do të publikojë raport monitorimin e tij të fundit për Kroacinë dhe një sërë raportesh, në bazë të të cilave Këshilli do të gjykojë nëse është bërë progres i vazhdueshëm për të hapur negociatat me Serbinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, dhe të miratojë një mandat për të çelur negociatat me Kosovën për stabilizim asocimin. Në varësi të progresit, mund të jetë i mundur dhe një raport për Shqipërinë”, ka deklaruar Fule.Por nga ana tjetër Fyle ka folur edhe për shtetin e dytë shqiptar në Ballkan, Kosovën, duke u shprehur i kënaqur me përparimin që është arritur deri tani në dialogun Kosovë-Serbi. Ai theksoi se rezultatet e takimeve të fundit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë janë të prekshme, duke përmendur këtu marrëveshjet për IBM-në dhe doganat.Por ndër të tjera ka shtuar se Serbia dhe kosova nuk duhet të pengojnë rrugën e njëra tjetrës, në mënyrë që të dyja të anëtarësohen në BE.Megjithatë Shtefan Fyle nuk deshi të komentojë deklaratat e Ambasadorit gjerman në Beograd se çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB duhet të hapet gjatë dialogut në Bruksel, por nënvizoi se kushtet për Serbinë në rrugën evropiane mbetet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.I pyetur nëse në fund të dialogut do të nënshkruhet një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, Fyle tha se BE ja nuk i ka vendosur emër përfundimit të dialogut.Për Kosovën ai tha se gjatë vitit 2013 mund të ketë përparim në procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa theksoi se negociata për marrëveshjen e Stabilizim Associimit me Kosovën mund të nisin gjatë verës.Fyle konfirmoi se ne pranvere Komisioni Europian do te prezantoje raportet e ndërmjetme per Kroacine, Serbine, Maqedonine e Kosovën.