Liroi Ilir Xhakjan, shtyhet gjyqi ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2013, 11:40
Gjykata e Tiranës ka shtyrë gjyqin ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku i cili akuzohet për lirimin e Ilir Xhakjas, vrasësësit të Komisarit të Shijakut Adem Tahiri.Seanca e planifikuar për t’u zhvilluar paraditen e sotme, u shty pasi gjyqtari i çështjes Bujar Krasniqi kishte seanca të tjera gjyqësore në të njëjtin orar.Gjyqtari Neritan Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, i cili gjatë kohës që ishte në liri, ekzekutoi shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri.