PD akuza 2 anëtarëve të KQZ-së, Rusmaili: Po përdoren nga lidershipi i PS

Kryetari i Komisionit të ligjeve, njëherësh deputet i Partisë Demokratike Ilir Rusmaili, hedh akuza ndaj drejtuesve të Partisë Socilaliste se po keqpërdorin dy anëtarët e KQZ-së për cështjen e shpërndarjes së mandateve.Nga kryesia e Kuvendit deputeti demokrat ka vënë theksin se ndarjen e mandateve e ka tager ta realizojë Parlamenti.Por gjithashtu ai pranon se ndarja e mandateve sipas formulës së 2009 nuk i përshtatet popullësisë së 2013-tës, e cila ka ndryshuar nga viti në vit.Ndërkohë që reagime të shumta kanë ardhur nga parti por edhe nga organizata joqeveritare për ndarjen e mandateve, ndërsa nga ana tjetër Komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e shumicës së djathtë lënien në fuqi të skemës 2009.