Vetëhelmohet me fostoksinë, ndërron jetë në spital 18-vjeçarja

Një e re i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 18-vjecare, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije ende, është vetëhelmuar një ditë më parë me fostoksinë.Menjëherë pas kësaj ajo është transportuar drejt spitalit rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës mjekësore. Por edhe pas trajtimit dhe përpjekjes së bluzave të bardha, ajo ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spital.Ndërsa mbeten të paqarta shkaqet që e çuan 18-vjeçaren në vetëflijim, policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.