Ulet defiçiti tregëtar, INSTAT: Bilanc ekonomik më i mirë se në 2011

Përmirësohet bilanci tregtar i Shqipërisë në krahasim me 2011. Sipas raportit më të fundit të INSTAT për tregtinë me jashtë për dhjetorin e 2012 vihet re një ulje e ndjeshme e deficitit tregtar.Specialistja e tregtisë me jashtë, Alma Mezini, deklaroi se deficiti tregtar u ul me 26.7 përqind krahasuar me dhjetorin e 2011. Partnerët kryesor tregtarë të Shqipërisë vijojnë që të mbeten Italia dhe Greqia.Në dhjetor 2012 u eksportuan 17,9 mld lekë mallra, me ulje 8 përqind në krahasim me nëntorin 2012 dhe rritje me 8.5 përqind në krahasim me dhjetor 2011. U importuan 46,7 mld lekë mallra me rrije 2 përqind në krahasim me nëntor 2012 dhe ulje 16.3 përqind në krahasim me dhjetor 2011.Defiçiti tregtar i këtij muaji është 28,8 mld lekë, duke shënuar një rritje prej 9.4 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 26.7 përqind krahasuar me dhjetor 2011.Tregtia me vendet e BE është 66.3 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 40.2 përqind, ndërsa me Greqinë është 7 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Greqi, Itali, Kroaci, Rusi, Turqi, etj, dhe për importin, Gjermani, Greqi, Itali, Kinë, Turqi, etj.Krahasimi me muajin paraardhësEksporti i grupit "Prodhime druri dhe letre" u rrit 3.7 përqind. Eksporti i grupit "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u ul 42.9 përqind, "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u ul 31.4 përqind, "Ushqime, pije, duhan" u ul 24.3 përqind, etj.Importi i grupit "Prodhime druri dhe letre" u rrit 22.8 përqind, "Ushqime, pije, duhan" u rrit 11.7 përqind, "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u rrit 5.2 përqind, etj. Importi i grupit "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" u ul 6.1 përqind, etj.